fbpx

Fundjava e bujshme arsimore, me shans për fëlliqësira të kohëpaskohshme

Ndryshimet e propozuara në ligjin për arsim sipërorë, gjatë fundjavës shkaktuan një stuhi të vërtetë, si në janar-i cili zakonisht është muaj i qetë- në arsimimin e Maqedonisë, nuk ka ndodhur me dekada. Stuhinë e filloi propozimi i Universitetit të Evropës Juglindore,  i cili propozonte  që reformat në arsim të zhvillohen sipas terkut të shteteve evropiane, kurse stuhinë e përforcoi dhe propozimin e të shtunës nga Universiteti “Shën Apostol Pali nga Ohri.

Rektori i Universitetit të Ohrit. Rektori i Universitetit të Ohrit Ninosllav Marina propozoi studentët të cilit nuk do ta japin provimin shtetërorë në vitin e dytë gjatë studimit, të kenë të drejtë di ndjekin ligjëratat e lëndëve të vitit të tretë studimor. Në stuhinë e përgjithshme u kyç dhe Ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi i cili së pari i lëvdoi propozimet e dhëna, dhe tha se këto propozime janë themel i mirë për ligjin e ri, kurse më vonë të shtunën, e ftoi Konferencën Interuniversitare, kryetarë i së cilës është Velimir Stojkovski, rektori i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në takim në hotelin “Alaksandar Palas2″.

Pasi Stojkovski ne mënyrë ekspresive e pranoi ftesën, aq më shpejt reaguan dhe profesorët të tubuar në shoqatën “Plenumi i Profesorëve” të cilit për ndryshimet në ligjin për arsimim të lartë një ditë më parë thirrën në debat televiziv. Stuhia atëherë e arriti kulmin e vet me shpërthimin e deklaratave dhe shkresave të ndryshme në të gjitha anët. Plenumi i Profesorëve i shkroi letër të hapur rektorit të universitetit të Shkupit, ku anëtarët e vet kërkojnë që ai të mos shkojë në takim paraprakisht të kurdisur që të jetë kjo alibi për votimin e ndryshimeve të ligjeve të padëshiruara. Ata nga ai kërkuan të ketë ballafaqim televiziv dhe debat, dhe jo biseda të fshehta në hotel superior. Ndaj kësaj shuplake të ftohtë nuk mbeti borxh as Stojkovski. I prekur nga letra e hapur, ai reagoi dhe u përgjigj me letër të hapur ku u shpreh se nuk ka asnjë dallim mes debatit të hapur televiziv, dhe debat si mbledhje e propozuar nga ministri i arsimit dhe shkencë, sepse ne mbledhje ishin ftuar dhe 5 profesorë nga Plenumi i Profesorëve të cilit e pranuan ftesën.

Përderisa stuhia i pastroi fëlliqësirat nga shkëmbim –shkresat, me lajmërim u paraqitën dhe nga Plenumi i Studentëve. Por studentët nuk reaguan në zënkat e papjekura  të Profesorëve të tyre. Ata u futën në grindje me kolegët e tyre. Në reagimin e tyre, ua tërhoqën vërejtjen kolegëve që u paraqitën para disa televizioneve për ta mbështetur propozimin nga Universiteti i Ohrit. “Cilat janë këto organizata studentore? Pse, përfaqësuesit e tyre patjetër duhet të lexojnë nga letra në rast  se kanë qëndrim të ndërtuar në të cilin janë që të gjithë aq shumë njëzëshëm të bindur? Kush u sugjeron këtyre kolegëve tanë çfarë të mendojnë?”- shkruan nga Plenumi Studentorë në profilin e tyre të Facebook – ut, dhe treguan se shumë mirë e kanë mësuar leksionin për zënka dhe për mostolerancën, nga kolegët e tyre më të vjetër, profesorët.

Dhe siç filloi, ashtu dhe mbaroi kjo stuhi nga lajmërime, shkresa të ndryshme dhe grindjeje. Disa nga mediat treguan se Profesorët nga Plenumi i Profesorëve kërkojnë që në takimin e sotëm që do të mbahet në hotelin “Aleksandar Palas” të marrin pjesë dhe studentë nga Plenumi Studentorë, me që edhe një herë ia hodhën dorezën Ministrit Ademi. Dhe përsëri si në fillim, në pah është ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close