Themeluesi i Facebook-ut çdo vit sjell vendime të reja. Ja çka vendosi për 2015-në

Mark Zuckerbeg, themeluesi i Facebook, kah fundi i vitit të kaluar ka kërkuar edhe ndihmën e përdoruesve të rrjetit social në përzgjedhjen e sfidave të reja, me të cilat ai do të ballafaqohet gjatë vitit 2015.

Zuckerberg ka disa vite që sfidon vetveten, siç u shpreh ai, për të zgjeruar horizontet dhe të mësojë diçka të re për botën.

Ai gjatë viteve të fundit ka mësuar gjuhën mandarine (dialekt kinez), ka takuar çdo ditë nga një person që nuk punon për Facebook-un, ka falënderuar njerëzit që e bëjnë botën një vend më të mirë. Gjithashtu u bë vegjetarian, përkatësisht ushqehej me mishin e kafshëve që i kishte vrarë personalisht dhe ka veshur kravatë.

Këtë vit me sa duket nuk e ka gjetur frymëzimin. Për këtë arsye ka ftuar anëtarët e komunitetit të Facebook-ut që ta ndihmojnë me sugjerime.

Sigurisht, shumë pasues iu përgjigjen kërkesës së tij, ndërsa Zuckerberg zgjodhi që çdo dy javë të lexoj nga një libër, me theks të veçantë librat që kanë të bëjnë me kulturat e ndryshme botërore, besimeve, historinë dhe teknologjisë.

Këtë vendim, siç e shpjegoi në llogarinë e tij, e ka marrë sepse shumica e propozimeve ishin të lidhura në mënyrë specifike me librin, kështu që e hapi një faqe në Facebook të quajtur “Viti i Librit (A Year of Books)”, ku do të shkruaj se çfarë po lexon.

Mark ka ftuar shfrytëzuesit e tjerë që të lexojnë po të njëjtat libra, ku më pas do të diskutojnë në lidhje me to në këtë faqe.

Libri i parë i cili do të fillojë sfidën e këtij viti është “Fundi i pushtetit (The End of Power) i autorit, Moises Naim. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button