Maqedonia me më pak investime në rajon

Maqedonia është në fund të listës nga vendet e rajonit për thithjen e investimeve të huaja dekadën e fundit.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se nga vendet e rajonit, Maqedonia në dekadën e fundit ka rezultate më të mira vetëm se Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas Bankës Botërore, vitin e kaluar në vend kanë hyrë 376 milion dollar investime të jashtme, në Shqipëri 1.2 miliard dollar, në Serbi 2 miliard dollar, Mali i zi 450 milion, Kosovë 343 milion dhe Bosnjë e Hercegovinë 315 milion dollar.

Është e logjikshme që Serbia të ketë më shumë Investime se Kosova ose se Maqedonia për shkak se është shtet me territor më të madh. Por nëse ky numër ndahet sipas numrit të banorëve sërish Maqedonia ka rezultat i cili është më i mirë vetëm se Bosnja e Hercegovina.

Shtete 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013
Maqedoni 323 145 427 733 611 259 301 508 332 376
Shqipëri 341 262 325 652 1,241 1,343 1,089 1,049 920 1,254
Bosnja dhe Hercegovina 710 623 845 1,841 1,005 138 444 471 335 315
Kosova 53 133 370 603 536 408 486 546 293 343
Mali i Zi 937 975 1,549 758 556 618 446
Serbia 1,028 2 4,968 3,431 2,996 1,935 1,340 2,700 1,186 1,974

Lajme të ngjashme

Back to top button