Hapet konkurs për drejtorë organizativ në institucione publike shëndetësore

Rreth tridhjetë institucione publike shëndetësore do të fitojnë drejtorë organizativ. Konkursi për plotësim të këtyre vendeve të punës është publikuar sot dhe do të zgjasë deri më 21 janar.

Zëdhënësi i Qeverisë, Aleksanadar Gjorgjiev sot deklaroi se në konkurs mund të paraqiten të gjithë ta të cilët konsiderojnë se kanë kualifikime adekuate, arsimim dhe vizion për të realizuar politikat qeveritare në pjesën e shëndetësisë.

“Në konkurs mund të konkurrojnë të gjitha ata të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë, kanë të kryer arsim të lartë nga sfera e ekonomisë, financat dhe drejtësia dhe kanë përvojë pesëvjeçare të punës në sferën e menaxhmentit, ekonomisë dhe menaxhmentit publik shëndetësor”, theksoi Gjorgjiev.

Në afat prej gjashtë muajve, nëse zgjidhen, kandidatët do të duhet të parashtrojnë edhe certifikatë për njohjen e gjuhës angleze, e cila është ndërkombëtarisht e njohur.

Gjorgjiev sqaroi se këto pozita tashmë janë shpallur në suaza të konkurseve paraprake të cilat i ka shpallur Qeveria po Ministria e Shëndetësisë dhe në bazë të natyre konkurseve vlerësuam se kandidatët të cilët aplikojnë për kryerjen e këtyre pozitave nuk treguan kualitet adekuat dhe se nga ai korpus i kandidatëve nuk është mirë të  zgjidhet person i caktuar për ta kryer funksionin drejtor organizativ. Kjo tregon se këto pozita publike të cilat i shpallim për funksione të ndryshme udhëheqëse nuk i shpallim si pro formë, por në to mund të paraqiten kuadrot më cilësore dhe më të afta”, theksoi Gjorgjiev.

Lajme të ngjashme

Back to top button