Ligji për honorarët, përgatitet ankesë deri në Gjykatën Kushtetuese

Përgatitet ankesë deri tek Gjykata Kushtetuese për ndryshimet e pesë ligjeve me të cilët detyrohet pagesa e kontributeve për honorarët që nga fillimi i vitit. Nga Sindikatat, organizatat joqeveritare të cilët qëndrojnë kundër këtyre ndryshimeve thonë se edhe pse nuk besojnë se Gjykata Kushtetuese me përbërjen aktuale do të sjellë vendim të drejtë do të shfrytëzojnë edhe këtë drejtë të reagimit dhe kundërvënies ndaj ligjeve të cilët janë antikushtetuese.

“Do të kontestojmë vetëm ato pjesë të ndryshimeve që bien ndesh me Kushtetutën, por nuk mendojmë se Gjykata Kushtetuese do të sjellë vendim të drejtë në këto momente. Megjithatë kjo nuk do të jetë aktiviteti jonë i vetëm. Përgatisim edhe aktivitete të tjera. Është e mundshme të ketë sërish protesta për të cilët në mënyrë plotësuese do të bisedohet”, thotë Zdravko Savevski nga Lëvizja “Solidarnost”.

Lajme të ngjashme

Back to top button