Xherdan Shaqiri ka pranuar ofertën e Interit

Futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, ka arritur marrëveshje me skuadrën italiane, Inter.

Sipas ekspertit të transferimeve në Itali, Gianluca Di Marzio, Xherdani është pajtuar me kushtet që ka ofruar Interi e që përfshinë një pagë 2 milionë eurosh në stinor plus bonueset.

Ai gjithashtu do ta ketë një vend të sigurt në 11-shen e parë të Interit, ҫka ishte një nga kërkesat bazë të lojtarit.

Gjithsesi, për t’u kompletuar e gjithë marrëveshja, tani Interit i mbetet të merret vesh me Bayern Munichun.

Zikaltërit kanë gati 2 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në fund të stinorit dhe 12 milionë të tjera për blerjen e kartonit të tij gjatë verës.

Në anën tjetër, Liverpooli ka bërë ofertë më të mirë te bavarezët duke ofruar më shumë para, por mbetet që edhe dëshira e Shaqirit të vendos për një transferim në Itali.

Lajme të ngjashme

Back to top button