MASH pranon propozimin e studentëve të USHT-së

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është i pranueshëm propozimi që dje e parashtruan përfaqësuesit e një pjese të parlamenteve studentore në Maqedoni, i cili ka të bëjë me mundësinë që studentët të japin provimin e një të tretës së lëndëve të vitit të tretë të studimeve, pavarësisht nga ajo nëse e kanë dhënë apo jo pjesën e parë të provimit shtetëror në fund të vitit të dytë të studimit.

“Propozimi i studentëve është përmbushje e iniciativës fillestare të Universitetit për shkenca informatike dhe teknologji “Shën Apostol Pali” ­Ohër, i cili kërkoi që studentët të mund të shkojnë në leksione, respektivisht të dëgjojnë lëndët e vitit të tretë të studimeve, pavarësisht nëse e kanë dhënë apo jo pjesën e parë të provimit shtetëror në fund të vitit të dytë të studimeve”, njoftoi MASH.

Lajme të ngjashme

Back to top button