Rodgers në kërkim të Gerrardit të ri

Lajmi për largimin e Steven Gerrard nga Liverpool i ka hapur punë trajnerit Brendan Rodgers për të gjetur lojtarin e duhur që do të mund ta zëvendësojë atë.

Largimi i anglezit pason tërheqjen nga futbolli të Jamie Carragher në sezonin e kaluar dhe tani u mbetet në dorë lojtarëve të rinj që të bëjnë një hap para.

Rickie Lambert dhe Jon Flanagan pritet të shndërrohen në lojtarët kyç të skuadrës në të ardhmen, ndërkohë që të rinjtë, si Jordan Rossiter, do të shkojnë drejt ekipit të parë.

“Jo shumë trajnerë mund ta menaxhojnë këtë situatë (largimin e Carragher dhe Gerrard). Duhet gjetur pasardhësi”.

“Kështu ndodh në futboll. Duhet ta gjesh pasardhësin. Fokusi është që të gjejmë zëvendësuesin nga shtëpia jonë. Duam të gjejmë talentë që besoj se ka shumë”, ka deklaruar Rodgers.

Lajme të ngjashme

Back to top button