EVN Maqedoni sanoi defektet në rajonet me krizë

Vendbanimet më problematike të rajonit të Ohrit dhe Strugës janë duke u furnizuar me energji elektrike. Gjatë periudhës së mbrëmjes së shtune dhe në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, është normalizuar furnizimi në Kuraticë, Llivoishtë, Vipallë, Mali Vllaj, Tomoros, Leskoec, Konjsko, Stenjë në Strugë, ku të gjithë janë të kyçur me energji elektrike edhe tek fshatrat e Mislleshevës.

Ekipet e EVN Maqedonisë janë duke punuar në sanimin e defekteve tek hyrja kufitare e Qafës së Thanë, ku së bashku me vendbanimet në këtë pike janë duke u ngritur shtylla edhe në fshatrat Misllodozhdë.
Në Ohër, Strugë, Resnjë dhe në shumicën e fshatrave në këtë rajon ekipet e EVN-së i sanuan ndërperjet më të vogla të rrjetit të tensionit të vogël.

Largëpërçuesi i 10kW në fundin e Rekës është në fazën përfundimatare të vendosjes. Tek shtyllat e reja të sapo ngritura janë duke u vendosur izoluesdhe përçues; dhe është duke u bërë lidhja mes Liqenit të Dibrës.

Nga mbrëmë është vënë në funskion edhe largëpërçuesi i sapo ndërtuar i 10kW në rajonin e Rekës, me çka tension mori trafostacioni Jançe. Fshatrat: Kosovrasti, Galiçnik janë duke u furnizuar me energji elektrike, ndërsa intezivisht është duke u punuar edhe në vendbanimet tjera në këtë rajon. Janë mënjanuar defektet edhe në vendbanimet më problematike në rajonin e Ohrit dhe Strugës.

Gjatë ditës së sotme do të normalizohet me furnizim edhe në Kurticë, Livoishtë, Vipallë, Vllaja e Vogël, Tomoros, Leskoeci i Strugës, Konjski, Stenjë dhe në tërrësi në tension edhe fshati i Mislleshevës.

Ekipet e EVN Maqedonisë janë duke punuar në sanimin e defekteve tek hyrja kufitare e Qafës së Thanë, ku së bashku me vendbanimet në këtë pike janë duke u ngritur shtylla edhe në fshatrat Misllodozhdë. Në Ohër, Strugë, Resnjë dhe në shumicën e fshatrave në këtë rajon ekipet e EVN-së i sanuan ndërperjet më të vogla të rrjetit të tensionit të vogël.

Për punën e rrjetit distributiv në këtë pikë janë angazhuar 230 eleketromontues. Ekipet do të qëndrojnë në terren deri sa do të mënjanohen defektet dhe derisa çdo konsumatorë do të furnizohet me energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button