Durrës, dy peshkatarë humbin kontaktet që prej së dielës

Familjarët e dy peshkatarëve nga Durrësi japin alarmin për humbjen e tyre, që prej orësh 16:00 të ditës së dielë. Mësohet se peshkatarët Avni Shahinaj dhe Bekim Maçinaj dolën për të peshkuar në sektorin “Rinia” dhe kanë humbur kontaktet që prej pasdites së djeshme.

Familjarët e peshkatarëve u bëjnë apel autoriteteve që të nisin kërkimet nga ajri, pasi komunikimi me ta është i pamundur, sepse telefonat e tyre nuk funksionojnë. Vëllai i njërit prej peshkatarëve thotë se është i gatshëm të paguajë personalisht të gjitha shpenzimet, në mënyrë që të nisin kërkimet me helikopter.

Ndërkohë, policia kufitare bën të ditur se kanë nisur kërkimet që në orët e para të mëngjesit për të lokalizuar dy peshkatarët. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë përfshirë dy mjete, një i policisë kufitare dhe një mjet i Rojes Bregdetare./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button