fbpx

Abuzuan me vajzën e shtrirë pa ndjenja në spital, ndalohen dy 18-vjeçarë (Video)

Skandali seksual, i ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka çuar në pranga dy të rinj të tjerë, të dyshuar për bashkëpunim në ngacmimin e vajzës së mitur në spital.

Policia e Tiranës bën të ditur se nga Seksioni Kundër Trafiqeve në Policinë e Tiranës, rreth orës 01:50, u bë ndalimi i shtetasve Albi Fatmir Bocaj, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Patrik Gjergji Kaço, 18 vjeç, banues në Tiranë.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u krye pasi në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e videos së publikuar në rrjetin social youtube, ku shfaqen imazhet e tre djemve të cilët ngacmojnë seksualisht një vajzë 17-vjeçare dhe ka ndodhur në QSUT ku dyshohet se janë bashkëpunëtor të ngacmimit seksual.”- thuhet në njoftimin policisë.

Lidhur me skandalin, është vënë në pranga një ditë më parë edhe 25-vjeçari Evarist Pasha, nga Tepelena, sekser i një agjencie funerale në afërsi të QSUT-së. Sipas prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në shkurt të 2014, në spitalin nr.1 në QSUT dhe skandali doli në dritë këtë fillim janari, kur videoja u publikua në rrjetet sociale. E paqartë për prokurorinë mbetet lidhja mes tre djemve, protagonistë të skandalit dhe çfarë ka ndodhur në momentet para ose pas filmimit me vajzën, e cila nga hetimet rezulton të jetë e mitur.

SKANDALI SEKSUAL

Një vajze e re, pa ndjenja, e cila ndodhet e shtrirë në një shtrat spitali, ngacmohet seksualisht nga tre të rinj. Në video dallohet qartë se djemtë, duke shfrytëzuar pamundësinë e vajzës për të reaguar, e zhveshin atë në pjesët intime dhe ia prekin ato. Madje, ata herë pas here sigurohen që të mos i shikojë njeri. Pamjet shokuese u publikuan në rrjetet sociale dhe krijuan një indinjatë të thellë në mbarë opinionin publik shqiptar në këto ditë të fillimit të vitit 2015. Prokuroria nisi hetimet menjëherë dhe urdhëroi arrestimin e 24-vjeçarit Evarist Pasha, një personazh jo pak i njohur për policinë, për shkak të precedentëve të mëparshëm kriminalë. Ai është një prej djemve që shfaqet në videoskandal, i veshur me një uniformë dhe nga hetimet e para rezulton se ishte punonjës i një agjencie funeralesh që qëndronte në dyert e spitaleve, në përpjekje për të siguruar punë, duke u kërkuar familjarëve të të ndjerëve që t’u marrin përsipër përgatitjen e funeralit. Ndalimi i Pashës u bë mbi bazën e të dhënave të siguruara nga videoja, por edhe nga burime të tjera. Ndaj tij është ngritur fillimisht akuza e “ngacmimit seksual”.

RRËFIMI I VAJZËS

Vajza e cila është ngacmuar në ambientet e spitalit është moshë e mitur. Ajo është marrë në pyetje nga policia dhe ka shpjeguar rrethanat e ngjarjes. Sipas saj, ka qenë në lokal më dy djem, të cilët i ka identifikuar dhe kanë konsumuar alkool deri natën vonë, por nuk mban mend ç’ka ndodhur më tej. Ndërkohë hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se dy “miqtë” e saj e kanë transportuar për në spital për t’i dhënë ndihmë, pasi gjendja e saj ishte e rënduar dhe në momentin kur e kanë shtrirë në shtratin e spitalit, pranë tyre është afruar Evarist Pasha, i cili ka menduar se pacientja ishte e vdekur dhe kjo ishte një mundësi për të për të gjetur një punë për agjencitë funerale. Aty është realizuar dhe videoja, e cila nga hetimet rezulton që skandali të ketë ndodhur në shkurt 2014. Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që vajza të jetë abuzuar seksualisht./ BalkanWeb

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close