Doris Pak: Marrëveshja e Ohrit ishte një zanafillë e re për shtetin

Doris Pak e cila ka qenë euro deputete nga viti 1989 deri 2014 dhe e cila është marrë me ndodhitë rreth euro integrimeve të Maqedonisë dhe Ballkanit në përgjithësi konsideron se me moslejimin e Maqedonisë që të fillojë negociata me BE është gabim.

“Ky është një gabim. Greqia është ajo që ende bllokon. Nuk di si të shprehem: Nuk do kisha folur për Greqinë, por për politikanët grek të cilët nuk shohin se çfarë po ndodhë dhe nga ana tjetër nuk pajtohen që shteti të zhvillohet drejt BE-së. Nacionalizmi grek që bën bllokadën ndez edhe nacionalizmin maqedonas”, ka thënë ajo.

Pak pohon se Marrëveshja e Ohrit krijoi bazë të re për bashkëjetesën e përditshme në Maqedoni dhe të drejtat që iu dhanë shqiptarëve ishte një zanafillë e re për shtetin.

Lajme të ngjashme

Back to top button