Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit në aksion për pastrimin e borës

Qyteti i Shkupit njoftoi sot se shërbimet e saj, gjatë natës së shkuar, kanë hedhur 85 ton kripë në rrugët dhe trotuaret me akull.

Gjatë dy ditëve të fundjavës, shërbimet e Qytetit të Shkupit janë përfshirë në një aksion për pastrimin e akullit nga rrugët dhe trotuaret, që vlerësoheshin si pika kritike.

“Qyteti i Shkupit u rekomandon drejtuesve të mjeteve të drejtojnë mjetet më vëmendje dhe t’u përshtaten kushteve në rrugë. Ju kujtojmë se kompetencë e Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Edhe Komuna e Çairit njoftoi se ekipet e saj kanë ndërmarrë mbrëmë një aksion për pastrimin e borës dhe akullit në rrugë.

Komuna tha se ka hedhur disa ton kripë në rrugët e territorit të saj.

Aksioni u ndërmor në orët e vona të natës së shkuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button