Kovaçiç beson në fitore kundër Juventusit

Mesfushori i talentuar kroat i Interit, Mateo Kovaçiç, shprehet optimist për një fitore në sfidën kundër Juventusit.

Kroati deklaroi se zikaltërit duhet ta japin maksimumin për t’i nxjerr tri pikët në këtë takim.

“Vijmë pas një barazimi me Lazion, ndeshje gjatë të cilës meritonim të fitonim. Shpresojmë që diçka të tillë ta arrimë përballë Juventusit edhe pse për të marrë tre pikët duhet të japim 100% e mundësive tona”, u shpreh Kovaçiç.

“Mund të fitojmë përballë Juventusit por duhet ta arrimë diçka të tillë edhe në ndeshjen pasardhëse ndaj Genoas pasi në të kundërt fitorja ndaj bardhezinjëve nuk do të kishte edhe aq vlerë”, shtoi tutje kroati.

Lajme të ngjashme

Back to top button