Twitter zbulon detaje që rivalizojnë YouTube

Shërbimi i videove në Twitter akoma nuk është bërë një realitet, por tashmë dimë më shumë rreth paraqitjes së rivalit të ardhshëm të YouTube.

Shërbimi i videove në Twitter akoma nuk është bërë një realitet, por tashmë dimë më shumë rreth paraqitjes së rivalit të ardhshëm të YouTube. Twitter ka zbuluar detaje të shërbimit në muajin nëntor, por ka akoma shumë për të treguar.

Më në fund, falë një përdoruesi të Twitter, Daniel Raffel, kemi mësuar shumë më tepër. Më e rëndësishmja ishte edhe fakti se anëtarët e programit të reklamimit Amplify do të kenë mundësi të përfshijnë një reklamë brenda videove. Shërbimi do t’i marrë disa dollarë të ardhura platformës së videove të Google, YouTube.

Përdoruesi në fjalë vuri re diçka të çuditshme në sektorin pyetjeve FAQ, video.twitter.com/faq. Në këtë panel, Twitter u është përgjigjur disa pyetjeve për shërbimin e saj të ardhshëm. Videot në Twitter do të mbështeten në formatet .mp4 dhe .mov si dhe duhet të kenë një raport të rezolucionit 16:9.

Përdoruesit do të mund të ngarkojnë video me kohëzgjatje deri në 10 minuta. Kjo konkurrencë e hapur me YouTube do të thotë se videot do të ngarkohen direkt në Twitter. Rrjeti social ka përgatitur edhe një aplikacion për publikuesit i cili do të përdoret kryesisht për reklamim. Gjithashtu përdoruesit do të munden të shikojnë numrin e shikimeve dhe trafikut të gjeneruar nga videoja e tyre. /PCWorld Albanian/

Lajme të ngjashme

Back to top button