fbpx

Rita Ora refuzoi ‘X Factor’ për ‘The Voice’

Rita Ora ka treguar se ka refuzuar të jetë pjesë e jurisë së spektaklit ‘X Factor’, në mënyrë që t’i bashkohej shout rival, ‘The Voice UK’.

Këngëtarja shqiptare ka thënë për The Sun se ka pasur dëshirë që të bëhet trajnere në garën e këndimit, për arsye se e respekton këtë format.

“Respekti për këtë show është shumë i madh. Ai është i mirëpritur dhe i respektuar nga artistët tjerë”, ka deklaruar Rita, transmeton Koha.

“Kjo është arsyeja pse iu bashkova, sepse me të vërtetë e respektoja këtë format dhe mënyrën se si lidhesh me garuesit”.

“Nuk e di se si funksionon ‘X Factor’, isha atje vetëm për një ditë. Por, e kam shikuar shumë ‘The Voice’ dhe më pëlqente se si dukej në TV dhe liria që kemi si trajnerë të bëjmë çfarë të duam”, ka shtuar 24-vjeçarja.

Përkrah Ritës në jurinë e ‘The Voice UK’, janë edhe Sir Tom Jones, Will.i.am dhe Ricky Wilson.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close