Azilkërkuesit, Serbia para Kosovës

Kosova është etiketuar si “dele e zezë” në rajon për shkak migrimit ilegal në BE, ndërsa shifrat zyrtare të “Eurostat” tregojnë se disa shtete të rajonit, përfshirë Serbinë, prijnë me numrin e azilkërkuesve në shtetet e Bashkimit Evropian.

Për nëntë muajt e vitit të kaluar (janar – shtator), 18.840 qytetarë nga Serbia kanë kërkuar azil në BE, kurse për të njëjtën periudhë nga Kosova kanë kërkuar azil 11.610 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare të BE-së.

Sipas zyrës së statistikave të BE-së “Eurostat”, e cila çdo tre muaj publikon raportin e azilkërkuesve në BE, që vijnë nga të gjitha shtetet e botës, tregohet se Serbia për çdo vit është më lart se Kosova me numrin e azilkërkuesve, e cila renditet menjëherë pas Sirisë dhe Afganistanit./Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button