Udhëtarët e Etihad-it bllokohen 28 orë në aeroplan

Qindra udhëtarë kanë mbërritur në San Francisko shëndosh e mirë, por të zemëruar pas një fluturimi të gjatë 28-orësh, që sipas tyre ka përfshirë edhe një qëndrim 12 orësh në një pistë aeroporti në Lindjen e Mesme, pa ushqim apo informata të sakta për fluturimin.

Durimi ka humbur në fluturimin 183 të Etihad Airlines kur mjegulla në qytetin e Abu Dabit ka shtyrë nisjen e aeroplanit për gjysmë dite, kanë thënë pasagjerët për transmetuesin e San Franciskos, KGO.

“Ata vazhdonin të na thoshin se do të niseshim, pas 15 minutash, pas 20 minutash, pas 30 minutash, për 12 orë”, ka thënë udhëtari Thoams Piani, pasi ka mbërritur në qytetin e San Franciskos, në mbrëmjen e të shtunës, sipas kohës lokale, transmeton gazeta Tribuna.

Udhëtarët kanë treguar se ekuipazhi u kishte thënë se aeroporti i Abu Dabit ishte shumë i ngarkuar me njerëz si rezultat i fluturimeve të tjera të shtyra, duke ua pamundësuar daljen nga aeroplani për të pritur.

Lajme të ngjashme

Back to top button