Gjatë fundjavës 16 aksidente rrugore, dy më rëndë të lënduar

Fundjavën e kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur 16 aksidente rrugore në të cilat më rëndë janë lënduar një shofer dhe një bashkudhëtar, lëndime të lehta trupore kanë marrë 13 persona, ndërsa në nëntë aksidente është regjistruar dëm material.

Gjatë tre ditëve të fundit nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar edhe një numër i madh i kundërvajtjeve. Dhjetëra shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, gjashtë shoferë nuk kanë vepruar drejt në kalimin e këmbësorëve në vendkalimet e shënuara për këmbësorë. Gjashtë shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit në udhëkryqe, ndërsa me automjet special janë larguar 12 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Për shkak të pritjes së pranisë së madhe të qytetarëve para objekteve fetare me rastin e festimit të festave fetare Buzmit dhe të Krishtlindjes nga MPB­ja paralajmërojnë se do të merren masa për sigurim të komunikacionit me qëllim të zhvillimit pa pengesa të këtyre manifestimeve.

Gjithashtu, më 6 dhe 7 janar do të ketë prani të përforcuar të nëpunësve policorë para katedraleve sepse pritet intensitet i rritur i qarkullimit motorik dhe të këmbësorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button