Debat për reformat në arsimin e lartë

Me ftesë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës sot në hotelin “Aleksandar Palas” nga ora 13:30 minuta pritet të fillojë një debat me anëtarët e Konferencës Interuniversitare. Takimi me profesorët është caktuar që të këmbehen mendime dhe argumenta për reformat e propozuara në arsimin e lartë.

MASH pardje i bëri ftesl Velimir Stojkovskit, rektor i Universitetit “Shën Cirili dhe Metodij” dhe kryetar i Konferencës interuniversitare, dhe ajo u pranua, siç u theksua, në drejtim të përmirësimit të arsimit të lartë.

Përveç anëtarëve të Konferencës Interuniversitare, të MASH­it në debat janë ftuar edhe nga pesë profesorë që në opinion kanë shprehur vërejtje dhe mospajtime me reformat dhe nga pesë profesorë që i përkrahin reforat në arsimin e lartë që i ka inicuar Qeveria.

Qëllimi është që të dëgjohen disa mendime, ndërsa profesorët, citon MASH, do t’i përcaktojë vetë Konferenca Interuniversitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button