Xavi Hernandez, ka vajtuar humbjen nga Sociedadi

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka vajtuar humbjen që skuadra e tij e pësoi nga Real Sociedadi.

Sipas kapitenit të skuadrës, Barcelona humbi një rast ideal për t’u ngritur në renditje.

“Është një mundësi e humbur. Topi thjesht nuk donte të hynte brenda. Ne patëm gjithë ato shanse dhe humbën shumë. E filluam lojën keq, autogoli ishte vrasës”, u shpreh Xavi.

“Real Sociedadi luajti një lojë të mirë, veҫmas në mbrojtje. Por, edhe ne luajtëm mirë përkundër humbjes”, shtoi tutje mesfushori spanjoll.

Lajme të ngjashme

Back to top button