Komunikacioni zhvillohet me vështirësi

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me copëza të mbetura të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulta në vendet më të larta vërehet paraqitje e ngricës, njoftojnë në raportin e mëngjesit të LAMM­së

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Dibër ­ Strugë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në kushte të vështirësuara të qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Lajme të ngjashme

Back to top button