Edhe Barcelona përjetoi fatin e Realit (Video)

Viti 2015, vit i befasive në kampionatin spanjoll. Pas Realit, edhe Barcelona e nis me humbje këtë vit. Skuadra e Luis Enriques, është mposhtur në udhëtim tek Real Sociedadi i David Moyes, me rezultat 1:0.

Enrique, vendosi që këtë takim, ta nisë pa Messin dhe Neymarin, duke i lënë në bankën e rezervistëve.

Goli i vetëm i këtij takimi, u shënuan që në minutën e 2’. Ishte mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, që aksidentalisht shënoi autogol, duke dërguar me kokë, topin në portën e skuadrës së tij.

Kjo ishte humbja e tretë e Barcelonës këtë edicion, ndërsa me 38 pikë, renditet në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button