Ekskluzive: Ejupi bashkohet me nënkampionët e Turnovës

Nuk  ka kaluar shumë kohë dhe Muzafer Ejupi i cili sapo kishte prishur kontratën me Skënderbeun e Korçës, është kthyer në Maqedoni, e ku shumë ekipe kishin dërguar në adresë të rij oferta që të kenë sulmuesin shkupjan në radhët e veta.

Më të shkathët dhe me ofertë më të mirë janë treguar ekipi i Horizont Turnovës, skuadër kjo që vitin e kaluar garoi deri në fund për titullin e Maqedonisë, ndërsa sivjet ishte ekipi më i mirë nga Maqedonia në garat evropiane.

Ejupi fillimisht ka nënshkruar marrëveshje një vjeçare, ndërsa mundësia është për ta vazhduar edhe më tej. 
”Jam mjaft i kënaqur me ofertën që më ka bërë ekipi i Turnovës, n jë skuadër që edhe sivjet ka ambicie të mëdha për të fituar titullin kampion. Kryesia e skuadrës ka mbajt në ekip lojtarët më të mirë që vitin e kaluar luajtën deri në fund për titull e që sivjet befasuan edhe në garat evropiane dhe pikërisht kjo më shtyri që të luaj për një ekip që synon të fitoj titullin kampion”, është shprehur enkas për “Portalb”, Ejupi

Muzafer Ejupi vitin e kaluar ishte i dyti në listën e golashënuesve të Maqedonisë, duke tundur gjatë sezonit 19 herë portat kundërshtarë, ndërsa së fundi kishte një aventurë të shkurtë me kampionët e Shqipërisë, e që ka përfunduar vetëm për disa muaj me vetëm një paraqitje 13 minutëshe në garat e Ligës së Kampioneve.

Ejupi më herët ishte pjesë e ekipit kampion të Shkëndijës, ndërsa ai gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e Metalurgut, Vardarit dhe në Turqi me Kartalspor.

Nëse gjatë ditës së sotme arrin kompletimi i dokumentacionit, Ejupi do të jetë i gatshëm që të dielën të luajë me fanellën e tij të re te skuadra e Turnovës, në duelin kundër Pelisterit në Manastir. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button