Pas suksesit me shitje, Xiaomi prezanton edhe RedMi 2

Në të njëjtën kohë, kompania gjithashtu e ka lansuar edhe modelin Redmi 2, brezin e dytë të telefonit të linjës Xiaomi Redmi.

Mundësuar nga ndërfaqja MIUI 6 OS, Red Mi2 mbështetet nga procesori 64-bit quad-core Qualcomm Snapdragon 410 në 1.2GHz.

Telefoni sjell “trashësinë” prej 9.4mm dhe 133 gram në peshë. Ekrani i këtij modeli është 4,7” në IPS që ka rezolucionin me 1280 x 720 piksel.

RedMi2 mbështet dy SIM kartela, ndërsa ofron edhe 1GB RAM dhe deri në 32GB memorie të brendshme.

Kamera e përparme e telefonit sjell 2MP, ndërsa në pjesën e pasme telefoni ofron kamerën kryesore me 8MP. Kostoja e telefonit sillet rreth 112 dollar. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button