Ja se si ta qetësojmë kollën e fëmijës

Mjekët këshillojnë disa masa të thjeshta që vlejnë për të gjitha tipet e kollës.

  1. Jepini të pijë më tepër lëngje, sidomos të ngrohta (jo të nxehta).
  2. Lagështoni mjedisin me mjetet e mundshme.
  3. Lirojeni nga veshja e tepruar.
  4. Bëni avull me ujë (pa lëndë të tjera) ose me aparat.
  5. Për fëmijët mbi një vjeç, një filxhan qumësht të ngrohtë me një lugë mjaltë, 3 herë në ditë (jo për fëmijët nën një vjeç). Më të rriturve, një karamele me mente.
  6. Largojeni nga mjediset ngacmuese (ku pihet duhan, përdoret gaz për ngrohje etj).
  7. Nëse mbas kollës vjell ushqimin, jepeni më shpesh dhe në sasi të vogël.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button