“Suus”, e 18­ta në top 250 këngët e Eurovizionit

Rona Nishliu me këngën “Suus”, mban të njëjtën pozitë sikurse vitin e kaluar, duke u bërë kështu një nga 20 këngët më të mira të të gjitha kohërave në Eurovizion dhe kënga shqiptare me arritjen më të madhe në festival. Faqja 12points.tv, një nga faqet që mban evidencën e festivalit Eurovizion në mnëyrën më të mirë, edhe sivjet ka organizuar votimin për këngët më të mirë në 60 vite të festivalit Evropian.

Mbi 4000 votuesë përgjatë muajit dhjetor kanë votuar për të përzgjedhur kështu 250 këngët më të mira dhe më të suksesshme të festivalit. Janë gjithsej katër këngë shqiptare që kanë përfunduar në këtë listë. Rona Nishliu me këngën “Suus”, mban të njëjtën pozitë sikurse vitin e kaluar, vendin e 18, duke u bërë kështu një nga 20 këngët më të mira të të gjitha kohërave në Eurovizion dhe kënga shqiptare me arritjen më të madhe në festival. Nga pozita e 60­të vitin e kaluar, sivjet në vendin e 90­të vjen Kejsi Tola me këngën “Take me in your dreams”. Juliana Pasha ka mbërritur në pozitën e 148­të ndërsa Anjeza Shahini është në pozitën e 152­të. Këngët tjera që shteti shqiptar ka dërguar në këtë festival nuk kanë gjetur vend në këtë listë.

“Suus” është deri tani kënga më e sukseshme shqiptare në festivalin Eurovizion, e pozicionuar në vendin e pestë në edicionin e vitit 2012­të të Eurovizionit. Pozitën e parë në këtë toplistë, për të dytin vit, e mban Loreen me “Euphoria”.

Lajme të ngjashme

Back to top button