fbpx

Ronaldo sulmon Mourinhon: Ai nuk ka vlerë!

Ylli portugez i Real Madrdit, Cristiano Ronaldo sërish ka sulmuar ish trajnerin e tij, Jose Mourinho, por normalisht se ky i fundit e ka nisur këtë dialog.

Sulmuesi portugez mohoi të ketë bërë komente kundër ish trajnerit të tij të cilit as që i’a përmendi emrin.

”Nuk mendoj se duhet folur rreth atij njeriu sepse ai nuk ka vlerë ”, tha CR7 për mediat pas ndeshjes kundër kombëtares holandeze, ku Portugalia nxorri një barazim fal golit pikërisht të Ronaldos.

Kujtojmë se trajneri portugez ditë më parë kishte nënvlerësuar aftësitë e reprezentuesit portugez duke thënë se ‘Ronaldon e vërtetë e kishte stërvitur sa ishte trajner i Barcelonës’, i cili ka aluduar në sulmuesin brazilian, Ronaldo.

Lajme të ngjashme

Back to top button