Skoci, mbytet një anije me tetë persona në bord

Një anije e regjistruar në Qipro u mbyt në brigjet e Skocisë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe kërkimet për gjetjen e tetë anëtarëve të ekuipazhit janë ndërprerë.

Anija ”Cemfjord” që u mbyt rreth 25 kilometra nga brigjet e Wick, në verilindje të Skocisë, ishte parë nga një traget rreth orës 14:30 GMT.

Disa anije shpëtimi, anije të tjera dhe helikopterë janë përfshirë në kërkime që do të rifillojnë sot.

Kompania ”Brise of Hamburg”, pronare e anijes, konfirmoi në një komunikatë se ekuipazhi prej tetë personash, shtatë polakë dhe një filipinas ishte zhdukur pas këtij aksidenti të rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button