Cozman: 2015 është e jona

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, në rrjete sociale ka shprehur kënaqësinë e tij me pritjet e mira që i kanë bërë njerëzit në koncertet e fundvitit. Ai thotë se 2015 do të jetë viti i tij.

Krijuesi i këngës mjaft të dëgjuar së fundmi, “Shume i Smut” ka shfrytëzuar Instagramin për të shprehur kënaqësinë për koncertet e fundit.

Ai dhe partnerja e tij, Tuna, bënë katër koncerte të mëdha në Ferizaj, Zurich, Lausanne dhe Tiranë, me të gjitha koncertet ku ishin mijëra njerëz.

“Më besoni, ju premtoj se 2015 do të jetë një lojë e vërtet. Jemi fitues nga natyra”, ka shkruar Cozman në Instagram. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button