Edhe një fluturim i AirAsia gati përfundojë në tragjedi

Problemet me avionët aziatik s’kanë të ndalur. Edhe një aeroplan i ‘Air Asia’ pati problem me motorin gjatë nisjes, ndërsa udhëtarët e saj u alarmuan se mund të jenë viktimat e radhës të kësaj kompanie.

Aeroplani duhej të nisej nga Surubaye të Indonezisë mirëpo mbeti në pistë pasi një nga motorët dështuan raporton ‘Straits Times’, transmeton Indeksonline.

Aeroplani vetëm kishte filluar të lëvizë me shpejtësi të madhe kur një nga motorët dështon, ndërsa pasagjerët e dëgjojnë një zhurmë të madhe.

Për fat të mirë aeroplani arriti që të kthehet në terminal ndërsa të 120 pasagjerët janë larguar nga aeroplani derisa ky i fundit është kontrolluar.

Zyrtarët e AirAsia iu kanë thënë pasagjerëve që do të fluturojnë menjëherë sapo të rregullohen problemet teknike, mirëpo 90% e pasagjerëve nuk kanë pranuar të udhëtojnë me të njëjtin avion.

AirAsia është detyruar t’iu kthejë paratë të gjithë atyre që nuk kanë pranuar të udhëtojnë me të njëjtin avion.

Lajme të ngjashme

Back to top button