Mustafi e mbajti premitin, e ndali Ronaldon dhe Realin (VIDEO)

Skuadra e Valencias ka realizuar fitoren më të madhe të saj këtë edicion në La Liga.

Lakuriqët triumfuan në Mestalla 2:1 kundër Real Madridit, duke ndalë serinë prej 22 fitoreve rresht të kësaj skuadre.

Antonio Barragan (52’) dhe Nicolas Otamendi (65’) shënuan golat e këtij triumfi për vendasit, teksa Cristiano Ronaldo (14’ p) realizoi golin e vetëm të mysafirëve.

Shkodran Mustafi luajti 90 minuta duke regjistruar një tjetër paraqitje tejet të mirë.

Reali tani ka 39 pikë në kreun e renditjes në La Ligë, një më shumë se Barcelona dhe Atletico Madrid që mbajnë pozitat dy dhe tre. Valencia është e katërta me 34 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button