Asnjë gjurmë e Klinikës së re

Firma italiane Aren Srl e cila projekton Qendrën e re të Klinikës, vonohet me përpunimin e projektit kryesor, dhe me këtë vonohet edhe fillimi i ndërtimit të objektit gjigant, i cili parashikohet të shtrihet në një hapësirë prej 61 mijë e 500 metra katrorë.

Kjo firmë ka fituar tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e objektit të Klinikës “Nënë Tereza”, që sipas ministrit të shëndetësisë, Maqedonia do të investon 1,3 milion euro. Kur i gjithë përfundimi i këtij projekti pritet të kapë shumën prej 70 milion euro

Edhe pse ministri Nikolla Todorov paralajmëroi se ky projekt parashikohet të përfundojë në vitin 2017 mirëpo tani në fillim të 2015 nuk vërehet asnjë fillim i punimeve, kurse themelet e hapura pas spitalit të gjinekologjisë janë shndërruar në një gropë të madhe dhe asgjë nuk punohet.

Arhitekti Kosntantin Manu thotë se vonesa e punëve është për shkak të ndryshimeve që janë bë në projektin.

“Bëhet fjalë për një projekt të madh. Zgjedhja e idesë është bërë, tani do të punohet vetëm në projektin kryesor. Kishte ndryshime në projekt i cili duhet të jetë sipas standardeve të cilat tani i implementojmë”, tha Manu.

Përderisa vonohet ky projekt, shumë persona anë ndërruar të cilët kanë punuar në këtë problematikë, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Disa prej tyre janë larguar kur iu është përfunduar kontrata e disa të tjerë janë pushuar kurse në postin udhëheqës për një vit janë ndërruar tre persona. /nova

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button