Ujkani ndërmjet renovimit dhe ofertave tjera

Portieri vushtrrias i përfaqësueses së Kosovës është afër zgjatjes së kontratës me Palermon, por edhe mundësi të tjera janë para tij.

Samir Ujkani ka luajtur shumë pak në stinorin vjeshtor me Palermon në Serie A, por drejtuesit e këtij klubi janë të interesuar të sigurojnë shërbimet e tij edhe për shumë vite.

Portieri i përfaqësueses së Kosovës është afër zgjatjes së kontratës deri më 2018 ose 2019. Ujkani me marrëveshjen aktuale është lojtar i skuadrës siciliane deri në qershor të vitit 2015. Lajmi është dhënë nga Sky Italia dhe Tuttomercato.

Vushtrriasi shkoi te Palermo më 2007 nga Anderlechti si portier i talentuar, por një kohë ka qenë i huazuar te Novara e Chievo Verona.

Kontrata me portierin e parë, Sorrentino skadon në qershor, ndërsa drejtuesit e Palermos shohin të ardhmen te portieri shqiptar.

“Nuk është me rëndësi oferta financiare, por mundësia që unë të paraqitem në portë”, tha më herët shkurt për Sporti 1, Ujkani.

Megjithatë, një ndër ofertat para tij është edhe ajo e Bolognas./veqsport

Lajme të ngjashme

Back to top button