Alili: Një person i ngujuar, askush nuk reagon (VIDEO)

Tani  më një javë komuna e Mavrovës, Rostushe është pa rrymë dhe me rrugë të pa kalueshme.

Alil Alili koordinator i Grupit të Këshillit të Opozitës në këtë komunë thotë se askush nuk reagon, kurse komuna kujdeset shumë pak për këtë gjendje.

Mavrove 2

Ai shton se si këshill deri më tani nuk jemi mbledhur që ti shohim problemet .

“Kryetari i komunës është i informuar për një fshat të izoluar dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, kurse atje ka person që ka ngelur i ngujuar. Pushteti për dikë është nënë e për dikë  njerkë. Ne si maqedonas mysliman na trajtojnë si qytetarë të rendit të dytë dhe për këtë arsye na lanë që një javë të jetojmë pa rrymë, pa rrugë dhe me fshatra të izoluar në borë”, tha Alili.

Mavrove 1

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button