Këto vende të Maqedonisë u mbuluan sërish me borë

Moti sot në Maqedoni u paralajmërua se do të jetë i ftohtë dhe reshje të bores. Ndërkaq bora sot mbuloi Prilepin, Mavrovën dhe Krushevën, ndërkaq reshjet e shiut kapluan Shtipin, Demir Kapinë, Berovën dhe Strumicën.

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me mbetje të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Zhirovnicë ¬ Dibër ¬ Strugë.

Ndërkaq për shkak të mungesës së energjisë elektrike shtatë ditë me radhë, rreth katër mijë mërgimtarë të cilët sivjet kanë ardhur në rajonin e Dibrës, Zhupës dhe Rekës filluan të kthehen para kohe në vendet e BE-së ku punojnë dhe jetojnë

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button