RDM kërkon tërheqjen e Ligjit për arsim të lartë

Partia për Ripërtëritje Demokratike të Maqedonisë (RDM), me të cilën udhëheq Liljana Popovska, ka kërkuar tërheqjen e Ligjit për arsim të lartë. Edhe pse ajo është pjesë e koalicionit qeveritarë, megjithatë ata nuk pajtohen me propozim ndryshimet e fundit.

Përpos kësaj, kjo parti kërkon edhe formimin e një Ministrie të veçantë për Arsim  të lartë dhe Shkencë dhe përgatitje serioze për krijimin e një Ligji i cili do të duhet të sillet pas debateve të shumta dhe procedurave të gjata.

“Maqedonisë i nevojitet një Ligj i ri për të ngritur cilësinë e studimeve, por edhe dinjitetin e profesorëve dhe studentëve. Ndjejmë keqardhje që kjo çështje nuk u menaxhua nëpërmjet dialogut, por u shty dhe doli në rrugë”, shkruan në kumtesën e kësaj partie.

Lajme të ngjashme

Back to top button