Alfat legjitimuan rreth 15 mijë persona gjatë 2014-ës

Pjesëtarët e njësisë speciale Alfa gjatë vitit që lamë pas kanë legjitimuar 14 mijë e 690 persona, me ç’rast kanë arrestuar 3 mijë e 693 persona.

Ndalesat janë bërë për shkaqe të ndryshme, ku 94 persona kanë kryer sulm fizik, 267 kanë shkelur qetësinë dhe rendin publik dhe 184 persona kanë marrë pjesë në rrahje.

Alfat arrestuan po ashtu 44 persona që kishin në posedim armë, ku mes tyre 12 persona kishin revole dhe 15 persona mjete eksplozivi.

Për posedim të lëndëve narkotike janë marrë 731 persona, 600 prej tyre kishin në posedim materie të panjohur barishtore, 94 me materie të panjohur pluhuri, 14 me tablete të panjohura dhe 13 persona me materie të panjohur në gjendje të lëngët.

Me makina janë ndalur 386 persona, 248 nëpërmjet telegramit, 113 për shkak të shkeljes së rregullave të komunikacionit, tre si të dyshuar për vepër penale dhe 22 për shkaqe të ndryshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button