Abuzim seksual me pacienten, arrestohet njëri nga protagonistët e videos

Pas videos shokuese që u publikua në rrjetet sociale, ku dy të rinj abuzojnë seksualisht me një vajzë të shtrirë në shtratin e një spitali, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës është vënë në pranga një i dyshuar si autor i kësaj videoje.

Ai është Evarist Pasha 24-vjeç, nga Tepelena dhe me banim në Tiranë. Ky shtetas ka qenë i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike të mbetur në tentative dhe mbajtjen e armëve luftarake. Me sa duket pas lirimit nag burgu për këto akuza, Pasha ka kryer aktin për të cilin u arrestua sërish, raporton BalkanWeb.

I riu është mundur të identifikohet nga prokuroria pasi është i vetmi nga tre të dyshuarit, që shfaqet me fytyrë dhe dallohet qartë. Pasha, akuzohet për ngacmin seksual ndaj një vajze e cila ndodhej në spital dhe kishte humbur ndjenjat. Sipas prokurorisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin shkurt 2014, por skandali doli në dritë vetëm kur në rrjetet sociale, u publikua videoja./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button