Will.i.am: Rita Ora do të jetë si Stella McCartney

Këngëtari i Black Eyed Peas, will.i.am, beson se kolegia e tij e re në jurinë e “The Voice of UK”, do të bëhet “një Stella McCartney” për dhjetë vjetët e ardhshme.

Këto fjalë ai i tha gjatë një interviste për “Daily Mail”.

“Ajo është në nivelin e njëjtë me njerëz si Pharrell Williams sa i përket produkteve. Në dhjetë vjetët e ardhshme ku do të jetë? Unë e shoh atë si një Stella McCartney”, ka thënë Will, transmeton Koha.

Stella McCartney është dizajnere britanike e modës, një nga më të famshmet në botë.

Në këtë intervistë, Will kujtoi herën e parë kur e takoi Ritën.

“Nuk e besoja se ishte 18 vjeçare. Ose, më saktë, nuk doja të besoja se i kishte 18 vjet. Kur e sheh dikë që është me të vërtetë e nxehtë, nuk do që të jetë në atë moshë. Më kujtohet që i kam thënë – të lutem më thuaj që nuk je 18 vjeçe”, përfundoi Will. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button