Vuçiç: Herët të merremi me njohjen e Kosovës

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç në një prenoncim për mediat serbe ka deklaruar se është ende shumë herët që të flitet për zgjidhjen përfundimtare të Kosovës.

Kreu i Qeverisë serbë ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me Presidentin e Sebisë, Tomislav Nikoliç për këtë çështje. Më herët presidenti Nikoliç u shpreh se “Serbia duhet të miratojë një dokument për statusin final të Kosovës”. Ndërsa Vuçiç ka thënë se nuk është dakord me Presidentin Nikoliç  për një status final për Kosovën.

Ndërkaq për sa i përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën dhe interpretimeve të tyre, Vuçiç është shprehur se “ka interpretime të shumta të marrëveshjes së Brukselit dhe se nuk mundet  t’i sqarojmë të gjitha, priten bisedime të vështira dhe kushte të ashpra”. Gjithashtu në prenoncimin e tij Kryeministri serb deklaroi se integrimi i Serbisë në BE nuk duhet pritur para vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Back to top button