Mungesa e rrymës detyron mërgimtarët dibran të kthehen para kohe

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike shtatë ditë me radhë, rreth katër mijë mërgimtarë të cilët sivjet kanë ardhur në rajonin e Dibrës, Zhupës dhe Rekës filluan të kthehen para kohe në vendet e BE-së ku punojnë dhe jetojnë.

Sipas Shoqatave të mërgimtarëve të Maqedonisë të cilët veprojnë në Itali, mbi 40 për qind e mërgimtarëve të cilët kanë mbërritur në vendlindje para Vitit të Ri, filluan të kthehen të shtunën dhe të dielën.

Në vendlindje arritën më shumë se katër mijë mërgimtarë, më tepër nga Italia. Ata thonë se nuk ka kurrfarë kushte në të gjitha lagjet rurale nga tre komunat e përmendura.

Në më shumë lagje rurale në rajonin më perëndimor të Maqedonisë, ku ka edhe fabrika dhe reparte prodhimi, tashmë paralajmërohen padi kundër operatorit me rrjetin EVN, për dëmin që kanë pësuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button