iBall prezantoi zyrtarisht telefonin Andi 4L Pulse

Kompania iBall prezantoi në shtator tabletin e saj të parë Windows 8.1 me ekran 8 inç, i quajtur Slide WQ32. Tani kompania indiane ka prezantuar zyrtarisht pajisjen e saj të re me platformën Windows Phone, e quajtur Andi 4L Pulse.

Pajisja, që është e listuar në uebsajtin e kompanisë, është krijuar për tregjet e nivelit fillestar, ashtu siç shumë marka të reja që i janë bashkuar kësaj platforme këta muajt e fundit. Disa nga karakteristikat e telefonit Andi 4L Pulse janë:

Ekrani 4 inç TFT LCD me rezolucion WVGA 800×480 pikselë
Procesori Qualcomm Snapdragon 200 me katër bërthama me shpejtësi 1.2GHz
1GB RAM
4GB hapësirë të brendshme (plus kartën microSD)
Kamera të pasme 5 megapikselë me blic LED
Kamera frontale 0.3 megapikselë
FM radio
Wi-Fi 802.11 b/g/n
Bluetooth 3.0
GPS
Dy vende për karta SIM
Bateri me kapacitet 1500mAh
Çmimi dhe data e daljes në treg nuk janë zbuluar akoma nga iBall, por një dyqan ku u shfaqën pamjet e para të telefonit Andi 4L Pulse e shet pajisjen për 77 dollarë. /krokodili.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button