ANALIZË: A do të mbetet qeveria e shurdhër ndaj klithmës së qytetarëve?

Shkrimtarët, regjisorët, aktorët, artistët figurativë, muzikantët, të gjithë me porosi paralajmëruese deri te qeveria – ligji i ri për pagesën e të dhënave për honoraret do të jetë vdekje për artin. Prej 1 janarit hynë në fuqi zgjidhjet e reja ligjore sipas të cilave do të paguhen kontribute për honoraret më të larta se rroga minimale. Artistët e vendit mbeten në qëndrimin se zgjidhja do të jetë vdekjeprurëse dhe pasojat do të numërohen së shpejti.

“Letra të hapura” deri te qeveria – pasojat nga taksat dekurajuese…  

Me letër të hapur deri te qeveria u drejtuan pothuajse të gjithë shoqatat artistike, aosciacionet dhe organizatat ku anëtarë janë muzikantët, artistët figurativë, regjisorët, punëtorët e teatrit, shkrimtarët.

Sergej Damovski nga Shoqata e artistëve figurativë të Maqedonisë thotë se pas Letrës së hapur të cilën ia shkruan kryeministrit Nikolla Gruevski, deri tani nuk ka pasur ndonjë iniciativë për ndonjë takim ose komunikim.

“Deri tani nuk kemi asnjë informatë kthyese nga qeveria, e as që janë bërë çfarë do lloj konsultimesh me ne. Mirëpo, është e qartë se kështu, siç është zgjidhja ligjore, kjo do të jetë një goditje për artistët. Në Shoqatën e artistëve figurativë të Maqedonisë ka rreth 400 anëtarë të cilët do të preken nga kjo zgjidhje ligjore. Të dhënat për honoraret pa dyshim do t’i zvogëlojnë të ardhurat, gjegjësisht lartësinë e honorareve, të cilat edhe tani janë në nivel të ulët. Ky ligj në mënyrë plotësuese do ta përkeqësojë gjendjen, do të ketë më pak para, e me këtë edhe kualitet më të ulët.”- thotë Damovski për “Portalb”-in.

Artistët figurativë në letrën e hapur, në mes tjerash, shkruajtën:

“Me taksat plotësuese shkurtohen mjetet modeste për realizimin e projekteve. Në atë mënyrë, ngarkohet gjendja edhe ashtu e rëndë e krijuesve figurativë. Me ndryshimet e reja ligjore, vlera e artit lihet pas dore dhe devalvohet. E drejtë personale e çdo qytetari është e drejta për të zgjedhur, të paguajë ose të mos paguajë kontribute” – shkruajtën nga SHAFM-ja.

Letër të hapur deri te qeveria dërguan edhe punëtorët e filmit. Në letrën që e nënshkruan 170 punëtorë të filmit, përmenden efektet serioze negative që do t’i shkaktojë ligji i ri për pagesën e të dhënave për kontributet.

“Rezultati përfundimtar do të jetë zvogëlimi i mjeteve dhe ashtu modeste që i fitojnë, që do të shkaktojë largim të detyrueshëm nga profesioni dhe kërkim të mënyrave të reja për ekzistencë” – shkruajtën punëtorët e filmit.

Ne jemi kundër zgjidhjes ligjore dhe shpresojmë se seroizisht do ta merrni parasysh zërin tonë – i shkruajtën kryeministrit edhe punëtorët e teatrit.

Letrën e hapur e përkrahën emra të njohur të botës së teatrit, në mesin e të cilëve edhe regjisori sërgjan Janiçieviq.

“Deri  tani nuk ka informatë kthyes nga qeveria. Në Maqedoni ka 11 teatro, në çdonjërin prej tyre nga 15 artistë, pastaj këtu janë regjisorët, asistentët, kostumografët, skenografët, të gjithë ata janë më shumë se 400 persona të prekur me këtë zgjidhje ligjore. Mendoj se kjo do të jetë një goditje për këta punëtorë dhe propozoj që limiti për pagesën e të dhënave të jetë dy rroga mesatare, ndërsa shteti të japë vauçerë për shërbime shëndetësore, për shkak se edhe për fitimin nga honoraret do të paguhen të njëjtat të dhëna sikurse edhe për rrogat”, thotë regjisori i teatrit, Janiçieviq.

Kryeministrit i shkruajtën edhe shkrimtarët. Edhe për ta të dhënat janë të papranueshme dhe kërkojnë nga qeveria të bëjë analizë të thellë të gjendjes.

“Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë ka qëndrim se zbatimi i ligjit për të dhënat plotësuese për punë honorarike do të ketë të efekt kontraproduktiv në fushën e krijimtarisë artistike. Në këtë kuptim, Shoqata e shkrimtarëve të Maqedonisë tregon për gjendjen e deritanishme simbolike të honorareve, por edhe për ndarjen e pabarabartë dhe pa kritere të qarta tëmjeteve, me çka në mënyrë sistemore është krijuar një pasqyrë e gabuar për vlerat e artit”, shkruan në letrën e Shoqatës së shkrimtarëve të Maqedonisë.

Pasoja të rënda negative nga pagesa e honorareve presin edhe muzikantët, punëtorët e teatrit, artistët e koreve dhe baletanët.

“Ligji për të dhëna honorarike do të kontribuojë për shuarjen e shpejtë të pjesës më të madhe të krijimtarisë tonë artistike, për të cilën edhe deri tani fitonim minimalisht. Ne jemi fuqia krijuese e cila shoqërinë e ngre në nivel më të lartë kulturor dhe emocional, mirëpo, për fat të keq, me ndryshimet e reja të ligjit, kjo fuqi do të dobësohet dukshëm dhe do të sillet në kufi të ekzistencës. Dëshirojmë të alarmojmë dhe t’u tregojmë se me këtë ligj margjinalizohet artisti dhe arti të cilin ai e krijon”, shkruan në letrën e hapur nga emri i të gjithë të punësurave në Baletin dhe operën e Maqedonisë ia dërguan qeverisë artistët e orkestrit, të koreve dhe baletanët.

Sipas artistëve, edhe me mjetet e tanishme dhe lartësinë e honorarit, veprimtaria e përgjithshme artistike mezi se mbijeton, mirëpo me zgjidhjet aktuale ligjore ka mundësi të shuhen një pjesë e projekteve dhe e aktiviteteve.

“Për zgjidhjen ligjore dhe për pasojat e tij biseduam në Këshillin artistik dhe në Këshillin drejtues. Mendoj se shumë projekte tani realizohen me mjete modeste, me të dhënat e reja, ata do të jenë edhe më modeste, që në fund do të reflektojë mbi punën e përgjithshme kreative. Duhet gjetur ndonjë zgjidhje më pak e dhimbshme, në të kundërtën, për shembull duhet t’ia vëmë çelësin derës së Shoqatës së punëtorëve figurativë, për shkak se do të jetë e pamundur të punojë në kushte të këtilla”, thotë Damovski nga SHAFM-së.

Biznesmenët nga Lidhja e odave ekonomike deklaruan para do kohësh se qeveria duhet të mendojë për ndryshimet e mundshme në lartësinë e honorarit që do të tatimohet, gjegjësisht, se bazë duhe të merret rroga mesatare neto në Maqedoni, e cila është rreth 21.000 denarë. Sipas zgjidhjes aktuale, kontributet do të maguhen në rrogën minimale prej nëntë mijë denarësh. Komuniteti afarist paralajmëroi për një sërë mangësish në zgjidhjen ligjore, të cilat, sipas tyre, do të rezulotjnë me honorare të zvogëluara ose me përjashtime nga puna./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button