Plenumi i profesorëve kërkon mbështetje nga rektorati i USHKM-së

Plenumi i profesorëve të USHKM  ka dërguar një letër të hapur  deri tek rektori i USHKM, Velimir Stojkovski.

Në letrën e hapur, profesorët shkruajnë: “I nderuar rektor, Velimir Stojkovski. Ashtu siç jeni të informuar prej medieve si përgjigje në iniciativën e studentëve tanë të cilët më shumë se dy muaj po protestojnë dhe po tentojnë të veprojnë për një dialog konstruktiv me institucionet shtetërore në lidhje me ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë, edhe ne profesorët konstituuam Plenumin e profesorëve. Në të janë të anëtarësuar dhe në mënyrë aktive veprojnë përmbi 500 profesor  nga të gjitha universitetet e Republikës së Maqedonisë.

Me veprimtarinë tonë dëshirojmë që ta mbështetim atë që nëpërmjet kanaleve institucionale e bënë dekanët dhe rektoratet. Edhe pse zëri jonë ishte i vetëm, dhe argumentet e paraqitura në nivel të lartë të harmonizuara, megjithatë u përballën me murin e heshtjes së institucioneve.

Në këtë moment, veçse nuk ka dilema se Qeveria e R.M. nuk është e përgatitur për debat publik dhe po i shfrytëzon të gjitha mjetet e fuqisë, duke përfshirë edhe imponimin për të krijuar ndarje të shoqërisë akademike por edhe ti stigmatizoj dhe ti frikësoj sidomos kolegët më të mirë të cilët detyrohen që të nënshkruhen në listën e profesorëve ose do të dënohen se pse janë nënshkruar në letrat e dërguara Qeverisë dhe Parlamentit.

Me këtë letër, ne profesorët e USHKM që jemi anëtar në Plenumin e profesorëve, aktual dhe pensionist, por edhe senator dhe akademik, kërkojmë prej ju që publikisht të qëndroni në mbrojtje të dinjitetit të Universitetit tonë, kërkojmë që publikisht të tregoni  për kërcënimet kundër personaliteteve- kolegë tuaj të vlerësuar. Presim që në mënyrë të angazhuar të qëndroni në mbrojtje të qëndrimeve të fakulteteve, por edhe të mos lejoni që për herë të tretë të manipuloheni me debatin e organizuar nga Qeveria.

Ne jemi të përgatitur për bashkëpunim konstruktiv për përgatitjen e një ligji të ri për arsimin e lartë, por vetëm në atmosferë demokratike, me afat të përshtatshëm dhe me konsultime gjithëpërfshirëse. “, thuhet ndërmjet tjerash në letrën e hapur të Plenumit të profesorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button