Shkup, formohet “Qendra e librit”

Me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale në veprimtarinë botuese, do të formohet Qendra e librit si institucion i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës. Kjo Qendër, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehapi, do të synojë promovimin dhe afirmimin e librit dhe do të kontribuojë edhe për afirmimin e vlerave multikulturore që posedon vendi ynë në botë. Kjo qendër do të fokusohet edhe në mbështetjen financiare në tre
segmente.

“Segmenti i parë është puna krijuese e autorëve, segmenti i dytë distribuimi dhe plasmani i librit dhe segmenti i tretë funksionimi social, kulturor i botimeve në përgjithësi. Këto tre segmente janë synim dhe prej këtu do të niset puna e librit”, tha Shehapi.

Qendra do të ketë për qëllim edhe rritjen e qasjes ndaj krijimtarisë letrare të të gjitha nacionaliteteve, avancimin e dygjuhësisë dhe prezantimin e letërsisë në panairet ndërkombëtare. Përmes kësaj do të realizohet edhe subvencionimi i realizimit teknik të grafikës, disenjit të botimeve, përgatitja për botim me qëllim të plasmanit më të mirë të librave.

Lajme të ngjashme

Back to top button