Mustafi optimist para ndeshjes me Realin

Sot në orën 17.00 në Mestalla ballafaqohen Valencia-Real Madrid, e cila është edhe derbi i javës së 17-të i elitës së futbollit spanjoll. Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, anëtar i Valencisë, është optimist madh se do ta mposhtin Real Madridin. Mbrojtësi shqiptar, ndryshe anëtar i kampionit të Botës, Gjermanisë, është i mobilizuar për fitore.

“Nuk do të bëhemi si të çmendur sepse vjen Real Madridi. Në shtëpi jemi mjaftueshëm të fortë dhe të mbushur me besim se mundemi t’i mposhtim. Nëse shikojmë statistikat, duhet të pranojmë që ata kanë luajtur në mënyrë të përkryer si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë. Por, deri më tani gjithmonë kemi pasur zgjidhje për secilën skuadër. Në fushën tonë kemi bërë një lojë të mirë kundër të gjithë rivalëve”, ka thënë Mustafi.

Lajme të ngjashme

Back to top button