Zvogëlimi i papunësisë, prioritet i qeverisë për vitin 2015

Tërheqja e investimeve të huaja, hapja e vendeve të reja të punës dhe krijimi i ambientit të volitshëm për biznes për investuesit e vendit mbeten prioritet ekonomik i Qeverisë për vitin 2015. Këtë në intervistën e Vitit të Ri për Televizionin e Maqedonisë e paralajmëron zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

“Prioritet numër një edhe më tej mbetet zvogëlimi i papunësisë, ndërsa që të ndodh kjo, nevojiten investime. Kjo do të thotë se tërheqja e investimeve të huaja dhe krijimi e ambientit të mirë për biznes për investuesit e vendit do të paraqet prioritet për Qeverinë edhe në vitin 2015. Krahas kësaj, do ta ndihmojmë edhe ekonominë e vendit edhe përmes numrit të lartë të projekteve infrastrukturore, respektivisht investimeve kapitale nga Buxheti për realizimin e rrugëve, linjes hekurudhore drejt Bullgarisë, për ndërtimin e infrastrukturës komunale, shkollave, spitaleve dhe gjithçka tjetër që mund ta lëviz ekonominë e vendit përmes angazhimit të operativës ndërtimore dhe industrisë së vendit”, thotë Stavreski.

Në këtë mënyrë, vlerëson zëvendëskryeministri, do të arrihen rezultate të mira ekonomike dhe rritja e projektuar ekonomike prej katër për qind, ndërsa do të vazhdojë edhe trendi i zvogëlimit të papunësisë. Ai pret që investimet e huaja të vazhdojnë të rriten edhe në vitin 2015, me çka do të hapen vende të reja të punës për qytetarët

Lajme të ngjashme

Back to top button