Ndalesë për automjetet transportuese në aksin Zhirovnicë ­ Dibër ­ Strugë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me mbetje të borës nëpër rrugë. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Zhirovnicë ­ Dibër ­ Strugë.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button