Shumë shtylla elektrike janë rrëzuar si pasojë e borës në rajonin e Dibrës

Shtatë largpërçues dhe një numër i madh i shtyllave elektrike janë rrëzuar si pasojë e reshjeve të borës një javë më parë në rajonin e Dibrës, për pasojë të të cilave, kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike afër 20 vendbanime. Ekipet e EVN­së, pas shumë mundimeve, dje përfundimisht kanë arritur të depërtojnë në lartësitë e padepërtueshme për të sanuar defektin.

Igor Gievski anëtar i Këshillit drejtues tha se kjo është pika e fundit e cila u kap seriozisht nga moti I keq, ku rrjeti i EVN Maqedoni mbeti me pasoja të rënda, pra largpërçuesi 35 kilovoltësh dhe dhjetë kilovoltësh pothuajse tërësisht u shkatërruan. “Në kushte tejet të vështira me temperatura të ftohta dhe minus, me erë të fortë ia arritëm në kësi kushte të ndërtojmë largpërçues të ri, shpresoj që deri në fund të ditës t’i përfundojmë të gjitha punët nëse na mban koha, dhe do kemi mundësi të fillojmë me lëshim testues dhe nëse nuk ia arrijmë, me siguri ditën e ardhshme do përfundojnë të gjitha punët dhe ngadalë e sigurt fshatrat e Rekës do fitojnë energji9në elektrike. Beteja më e madhe është në hyrje të Dibrës ku edhe janë dëmtuar një numër i madh i largpërçuesve, që kanë lënë banorët e fshatrave të Rekës së Epërme pa energji elektrike”, tha Gievski.

Ekipet e EVN­së, intensivisht janë duke punuar edhe në drejtim të sanimit të defekteve, edhe në regjionin e Ohrit dhe Strugës, ku një numër i madh i fshatrave kanë mbetur pa furnizime me energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Back to top button